Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqipëria mesazh urimi për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë

Shqipëria mesazh urimi për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 103-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë, transmeton Anadolu.

Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale thuhet se shprehin urime të përzemërta për mikun ngushtë dhe aleatin në NATO, Turqinë, si dhe për popullin turk, me rastin e 103-vjetorit të Republikës.

“Miqësia jonë e kahershme dhe lidhjet e thella mes popujve tanë qëndrojnë në thelb të partneritetit të fortë e të qëndrueshëm midis Shqipërisë dhe Turqisë. Si aleatë dhe partnerë të ngushtë, ne mbetemi të bashkuar në përkushtimin tonë për sigurinë e përbashkët si dhe për avancimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për vendet tona dhe për rajonin tonë më të gjerë”, thuhet në mesazhin e urimit.

Republika e Turqisë u krijua pas Luftës Turke për Pavarësi, një luftë e udhëhequr nga Ataturku dhe lëvizja kombëtare kundër pushtimit të huaj dhe përpjekjeve për ndarjen e Anadollit pas Luftës së Parë Botërore.