Shqipëria publikon bilancin 24-orësh të COVID-19, ulet numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri publikon të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e Covid-19 në vendin tonë

Nga 2276 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë, ndërsa 8 nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë, 45 raste në Shkodër, 38 raste në Durrës, 22 raste në Kavajë, 21 raste në Fier, 18 raste Berat, 17 raste në Elbasan dhe Lezhë, 15 raste në Sarandë, 14 raste në Korçë, 13 raste në Lushnje, 12 raste në Mat, 11 raste në Vlorë, 9 raste në Përmet, Krujë, Kukës, Mallakastër, 8 raste në Gjirokastër, 7 raste në Kurbin dhe Tropojë, 5 raste në Pogradec, Skrapar, Peqin, 4 raste në Devoll, Librazhd, 3 raste në Tepelenë she Has, 2 raste në Delvinë, Fushë- Arrez, Dibër dhe Gramsh, 1 rast ne Pukë, Mirditë, Ura-Vajgurore, Vau Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Kuçovë, Cërrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhi të moshave 58-85 vjeç.

COVID-19 – Statistika (19 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 538
Të shëruar në 24 orë 405
Të shtruar në spitale 376
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2276

Testime totale 236,788
Raste pozitive 52,542
Raste të shëruara 27.831
Raste Aktive 23.637
Humbje jete 1074

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12698
Fier 1725
Durrës 1368
Shkodër 1278
Vlorë 1138
Korçë 1093
Elbasan 982
Berat 944
Lezhë 944
Gjirokastër 564
Kukës 489
Dibër 414.