Shqipëria synon të vazhdojë “ëndërrën” përballë Hungarisë, formacionet e mundshme

Kuqezinjtë do të zhvillojnë sonte një ndeshje pothuajse vendimtare për fatin e tyre.

Shqipëria do të jetë mysafire e Hungarisë në sfidën që luhet nga ora 20:45.

Të dyja Kombëtaret janë në ‘luftë’ të ashpër për të siguruar vendin e dytë në grupin I që siguron pjesëmarrjen në ‘Play Off’.

Shqipëria momentalisht renditet e dyta me 12 pikë, Hungaria është e katërta me 10 sosh.

Hungarezët para tifozëve të tyre objektiv kanë vetëm fitoren, në mënyrë që të mbajnë gjallë shpresat për një kalim tutje.

Në anën tjetër ‘kuqezinjtë’ poashtu synojnë fitore, por në rastin më të keq edhe një barazim do t’i mbante në garë para sfidës me Poloninë që e luajnë të martën.

Këto dy Kombëtare u përballen më 5 shtator në “Elbasan Arena”, ku Shqipëria triumfoi 1-0 me golin e Armando Brojës.

Këto janë formacionet e mundshme të dyja kombëtareve:

Hungaria: Gulacsi; Fiola, Orban, Szalai; Botka, Schafer, Kleinheisler, Schon; Sallai, Szoboszlai; Nikolic

Shqipëria: Strakosha; Ismajli, Djimsiti, Kumbulla; Hysaj, Gjasula, Bare, Lenjani; Uzuni; Manaj, Broja