Shqiptarët që bëjnë namin në Kolumbi/ Zbulohet grupi mafioz

Një grup trafikantësh lëndësh narkotike me origjinë shqiptare janë kapur nga policia financiare e Katanias, e cila zbatoi një urdhër paraburgimi paraprak ndaj 13 personave.

Mediat italiane bëjnë me dije se karteli i drogës përbëhej nga dy grupe kriminale, të cilat përfshinin siçilianë, kolumbianë dhe shqiptarë. Ndërkohë sipas Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, e cila koordinon hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të kryeqytetit, nga veprimet hetimore janë sekuestuar 365 kilogramë marijuanë dhe kokainë.
Burimet bëjnë me dije se kjo strukturë kriminale ishte e përbërë nga dy grupe trafikantësh. Njëri prej grupeve drejtohej nga dy vëllezërit kolumbianë Ruben Dario Rodriguez Mondragon dhe Julio Cesar ‘Cheo’ Rodriguez Hurtado.
Ndërkohë grupi tjetër përbëhej drejtohej nga shqiptari Viktor Dalipaj, 46 vjeç dhe përbëhej nga Petraq Troka , i njohur si “Pietro”, Juljan Hoxhaj, 29 vjeç; Indrit Karafili , i njohur si “Endri”.
Grupi siçiljan furnizohej nga ai shqiptar me marihuanë dhe kokainë, sasitë e mëdha të drogës dilnin nga Shqipëria dhe më pas tregtoheshin në organizatat që vepronin në Siçili.
Goditja e këtij grupi kriminal u bë e mundur nga finalizimi i operacionit ‘Cocorito’. Në këtë operacion janë përfshirë më shumë se njëqind ushtarë nga komanda provinciale e policisë financiare të Katanias, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar. /tch