Shtëpia e Bardhë: Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një objekt dronesh

Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një objekt drone në lindje të Moskës për luftën në Ukrainë, deklaroi Shtëpia e Bardhë,

Sipas Shtëpisë së Bardhë uzina duhet të jetë plotësisht funksionale në fillim të vitit 2024.

Administrata dhe mediat amerikane kanë ndarë imazhe satelitore të dy ndërtesave në Rusi që do të ishin vendi i uzinës.

‘’Rusia ka përdorur dronët iranianë javët e fundit për të shënjestruar Kievin. Partneriteti ushtarak midis Rusisë dhe Iranit po forcohet”, deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby. /atsh