Shtetet e Bashkuara kufizojnë eksportin e çipeve AI për disa vende të Lindjes së Mesme

Kompanitë nuk specifikuan për cilat vende të Lindjes së Mesme janë aplikuar kufizimet.

Shtetet e Bashkuara vendosën kufizimeve të eksporteve të çipeve të sofistikuara të inteligjencës artificiale prodhuar nga AMD dhe Nvidia edhe për disa vende të Lindjes së Mesme krahas Kinës.

Nvidia tha se sanksionet përfshijnë çipet A100 dhe H100 dizajnuar për përshpejtimin e proceseve të inteligjencës artificiale.

Riali AMD gjithashtu u njoftua për kufizimet ndërsa zyrtarët Amerikanë zakonisht aplikojnë kontrolle të eksporteve për arsye të sigurisë kombëtare. Një lëvizje e ngjashme vitin e kaluar sinjalizoi një përshkallëzim të tensioneve me Kinën ndërsa SHBA-ja përpiqet ti vërë fre zhvillimit teknologjik të vendit Aziatik.

Në Shtator të vitit të kaluar AMD u njoftua nga autoritetet Amerikane se duhet të ndalojë eksportin e çipeve MI250 të inteligjencës artificiale në Kinë. Të dy kompanitë më pas prodhuan çipe më pak të fuqishme të cilat do të eksportoheshin për tregun Kinez.

Kompanitë nuk specifikuan për cilat vende të Lindjes së Mesme janë aplikuar kufizimet. /PCWorld Albanian