Shtetet e Bashkuara kufizojnë investimet Amerikane në kompanitë teknologjike Kineze

Urdhri ekzekutiv nuk do të hyjë në fuqi deri në 2024 dhe nuk është hera e parë që SHBA synon të kufizojë influencën e firmave Kineze të teknologjisë vitet e fundit.

Presidenti Amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili vendos kufizime të reja për investimet Amerikane në disa lloje firmash teknologjike Kineze.

Urdhri synon të adresojë shqetësimet e sigurisë kombëtare në lidhje me kompanitë Kineze që ushtrojnë aktivitetin e tyre në “teknologji të ndjeshme” siç janë gjysmëpërçuesit, kompjuterët kuantikë dhe inteligjenca artificiale.

“Avancimet në teknologji dhe produkte të ndjeshme në këto sektorë do të përshpejtonte zhvillimin e aftësive të avancuara kompjuterike të cilat i hapin rrugë aplikacioneve të reja që përbëjnë kërcënim të madh për sigurinë kombëtare siç është zhvillimi i sistemeve të sofistikuara të armatimit, thyerja e kodeve kriptografike dhe aplikacione të cilat që ju japin vendeve të tilla avantazhe ushtarake,” thoshte urdhri ekzekutiv.

Shtëpia e Bardhë e përshkroi urdhri si të “ngushtë” duke thënë se ka për qëllim të ndalojnë financimin e entiteteve me aktivitete specifike që kanë të bëjnë me këto fusha të teknologjisë dhe konsiderohen si rrezik akut për sigurinë kombëtare.

Urdhri ekzekutiv nuk do të hyjë në fuqi deri në 2024 dhe nuk është hera e parë që SHBA synon të kufizojë influencën e firmave Kineze të teknologjisë vitet e fundit.

Administrata Biden dhe e paraardhësit kanë vendosur kufizime të ashpra ndaj Huawei. Madje Shtëpia e Bardhë ndaloi shitjen e teknologjisë së kompjuterëve tek firmat Kineze. Administrata Biden ka vendosur presion edhe mbi ByteDance, kompania Kineze që ka në pronësi TikTok.