Shtetet po përgjojnë përdoruesit e Apple dhe Google përmes njoftimeve shtytëse thotë një senator Amerikan

Aplikacionet e të gjitha lojërave mbështeten tek njoftimet shtytëse për të paralajmëruar përdoruesit e smartfonëve rreth mesazheve hyrëse, lajmeve të fundit, dhe përditësimeve të tjera.

Disa qeveri po përgjojnë përdoruesit e smartfonëve përmes njoftimeve shtytëse të aplikacioneve paralajmëroi një senator Amerikan ditën e Mërkure.

Përmes një letre drejtuar Departamentit të Drejtësisë, Senatori Ron Wyden tha se zyrtarë të huaj po kërkonin të dhëna nga Google dhe Apple. Edhe pse detaje mungojnë, letra shpjegon një mënyrë sesi qeveritë gjurmojnë smartfonët.

Aplikacionet e të gjitha llojeve mbështeten tek njoftimet shtytëse për të paralajmëruar përdoruesit e smartfonëve rreth mesazheve hyrëse, lajmeve të fundit, dhe përditësimeve të tjera.

Shfaqen në formën e indikatorëve vizualë në rastet kur përdoruesit marrin një e-mail ose ekipi i tyre i zemrës fiton një ndeshje. Ajo çfarë përdoruesit shpeshherë nuk kuptojnë se të gjitha këto njoftime kalojnë së pari nëpër serverët e Google dhe Apple.

Kjo ju jep kompanive një informacion unik për trafikun që kalon nëpër ato aplikacione për përdoruesit e tyre duke i vendosur në një pozicion unik për të lehtësuar përgjimin e përdoruesve.

Shumica e përdoruesve nuk mendohen gjatë rreth njoftimeve shtytëse të cilat kanë marrë vëmendjen e teknologjistëve të cilët e kanë të vështirë ti implementojnë pa dërguar të dhëna në Google dhe Apple.

Letra e Wyden nuk identifikon qeveritë e huaja të përfshira por i përshkruan ato si aleatë demokratikët të Shteteve të Bashkuara.