Shtyhet për të martën seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Gjykata Speciale në Hagë e ka shtyrë seancën e radhës për ecurinë e çështjes për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Seanca e planifikuar që të mbahet nesër, më 11 shkurt është shtyrë për të martën, 16 shkurt 2020, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Speciales, seanca e tretë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit do të shtyhet për 16 shkurt për çështje organizative dhe mundësisë së pranisë së palëve në seancë.

Në anën tjetër, vlen të theksohet se ditë më parë, Specialja ka refuzuar kërkesat për lirim me kusht të të gjithë të lartpërmendurve.Sot gjatë ditës, kjo gjykatë gjithashtu ka refuzuar edhe kërkesën e Nasim Haradinajt për lirim nga paraburgimi.