Shtyhet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Seanca e Kuvendit e paraparë të nis në ora 16:30 është shtyer.

Sipas njoftimit, me kërkesë të iniciuesit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit është shtyrë deri në orën 18:30.

Në këtë seancë pritet të votohet ekipi negociator për bisedime me Serbinë në Bruksel.