Tregohet një herë, se një xhelat ishte urdhëruar nga mbreti të ndëshkonte një dijetar, të cilin e kishte futur në burg padrejtësisht.
Xhelati i drejtohet dijetarit dhe me keqardhje i thotë:
– Më fal, por jam i urdhëruar ta bëj këtë!
Dhe dijetari i përgjigjet:
– Të mos kishte njerëz si puna jote, ata që të urdhëruan nuk do të mund t’i bënin zullum askujt!
Hoxhë Justinian Topulli








