Si mundësohet funksionimi i aplikacioneve Android në Windows 11?

Ajo që Microsoft nuk tregoi është sesi do të funksionojë.

Edhe pse surprizat e ngelur për momentin e fundit thuajse munguan në në evenimentin e Microsoft ditën e Enjte, një prej tyre bëri bujë.

Versioni i ardhshëm i Windows do të mundësojë instalimin dhe përdorimin e aplikacioneve Android.

Kjo gjë do të arrihet me teknologjinë Intel Bridge që premton një integrim sikur të ishin aplikacione dizajnuar për Windows.

Ajo që Microsoft nuk tregoi është sesi do të funksionojë. Intel e përshkruan teknologjinë Bridge si një platformë që bën të mundur përdorimin e aplikacioneve që janë dizajnuar për platforma të tjera në funksionojnë në pajisjet x86.

Por nuk është teknologji e kufizuar vetëm për aplikacionet Android në Windows 11. Gjithashtu Intel Bridge do të funksionojë me çdo procesor x86, përfshirë ato prodhuar nga AMD.

Praktikisht do të funksionojë njëlloj siç përdoruesit e kompjuterëve Mac me procesorin M1 mund të përdorin aplikacionet iOS dhe zhvilluesit e tyre nuk duhet të bëjnë asnjë modifikim. /PCWorld