Si në filmat e James Bond-it, goma me zinxhirë për borë që aktivizohen me shtypjen e një butoni

Hyundai prezantoi një dizajn të ri të rrotave dhe gomave, si në filmat e “James Bond” i cili përfshin “zinxhirë” të integruar të borës që aktivizohen dhe dalin me shtypjen e një butoni.

Çdo gomë do të ketë gjashtë shufra në përputhje me gjashtë ‘foletë’ e timonit.

Brenda këtyre kanaleve ka tela të trashë. Ato janë bërë pjesërisht nga aliazhe dhe mund të aktivizohen dhe ngrihen pak mbi profilin e gomës.

Nëse kushtet e motit përkeqësohen gjatë drejtimit të automjetit dhe rruga është e mbuluar me një shtresë të trashë dëbore, ose kur ligji kërkon zinxhirë dëbore, shoferi mund ta bëjë këtë lehtësisht me shtypjen e një butoni nga komoditeti i ulëses së tij. Më pas, elementët e telit shtrihen mbi nivelin e gomës.

Hyundai thotë se e ka patentuar teknologjinë në Korenë e Jugut dhe SHBA, dhe se prodhuesit e automjeteve Hyundai dhe Kia planifikojnë të marrin në konsideratë prodhimin masiv të sistemit pas zhvillimit të mëtejshëm teknologjik, testeve të qëndrueshmërisë dhe performancës dhe rishikimit rregullator.