Si t’i ruajmë fëmijët?

Ji njeri i mirë, Zoti të ruan edhe në pasardhës!

Sa më i mirë, më human e më fetar të jesh, aq më shumë t’i ruan Zoti pasardhësit për shkak tëndin.

Ibën Mesudi r.a., kur falte namaz nate e djali i tij flinte aty afër, pasi mbaronte namazin, i afrohej dhe thoshte:

“Hatri yt, biri im!”

Dhe këndonte një pjesë ajeti nga sureja “El-Kehf”:
“Dhe babai i tyre ishte njeri i mirë”

Pra, këtë punë po e bëj që të të ruajë Zoti ty, siç i ruajti në kohën e Musait a.s. ata dy jetimët, të cilëve Hidri a.s. ua rimëkëmbi murin që t’u ruhej pasuria , e cila, ndryshe, po u humbej. Zoti e thotë në ajetin e lartpërmendur se babai i tyre ishte njeri i mirë.

Vlen sidomos për ne që nuk kemi gjithaq t’u lëmë fëmijëve. Zoti në suren “En-Nisa” na thotë:

وَلْيَخْشَ الَّذِينَ لَوْ تَرَكُوا مِنْ خَلْفِهِمْ ذُرِّيَّةً ضِعَافًا خَافُوا عَلَيْهِمْ فَلْيَتَّقُوا اللَّهَ وَلْيَقُولُوا قَوْلًا سديدا