Sigurimi largon nga salla deputetët e VV-së

Pjesëtarët e Sigurimit të Kuvendit kanë larguar edhe pjesën e mbetur të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga salla e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Vetëvendosjes, në mesin e të cilëve edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, janë larguar pa ekcese dhe dhunë nga salla.