Sikur qau për çdo fëmijë që ka humbur nënën!

Hoxhë Halil Avdulli

Një ditë, pas disa dekadash, pikërisht në Betejën e Çlirimit të Mekkës, derisa udhëtimi i tij ishte gati të mbaronte, Pejgamberi a.s., kaloi pranë një vendi i quajtur Ebva, ku ishte varrosur nëna e tij…
E ndaloi ushtrinë, zbriti nga deveja dhe duke ecur me qetësi hyri në varreza, u ulë pranë një varri dhe sikur fliste me të duke qarë.
Ai sikur po fliste me të në varr, kur kishin kaluar më shumë se pesëdhjetë vjet nga largimi i saj.
Sikur po i tregonte për gjithçka që ndodhi në ato vite, që kur u ndanë dhe ai ishte 6 vjet!
Qante për të dhe përballe saj për gjitha perqafimet që i munguan gjatë gjithë kësaj kohe.

Omer r.a. ju afrua dhe i tha: Çfarë të bën të qash, o i dërguar i Zotit?
Ai tha: “Ky është varri i nënes sime, kërkova leje nga Zoti im për ta vizituar varrin e saj, dhe Ai më dha leje, e kujtova butësinë e saj dhe qava.
I kërkoi Zotit leje për ta vizituar atë, ju kujtua se sa e butë, sa e sjellshme dhe sa e dashur ishte ajo me të dhe sa e ashpër ishte jeta e tij pas largimit të saj.
Jo vetëm që qau, por qau aq shumë sa i bëri të qajnë gjithë ata që e rrethonin.
Transmetuesi i ngjarjes thotë se nuk e kam parë Profetin a.s., asnjëherë të ketë qarë sikur atë ditë.
Më shumë se pesëdhjetë vjet më vonë, ai qau për të siç nuk kishte qarë kurrë për askënd më parë..
Sikur qau në emër të çdo fëmije që ka humbur nënën.

Nga: Hoxhë Halil Avdulli