Ballina Lajmet Kosovë Sillet para Gjykatës i dyshuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe...

Sillet para Gjykatës i dyshuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë

Pas pak pritet të mbahet seanca dëgjimore ndaj Ll.M., i dyshuar për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan më 2023.

I dyshuari është sjellë në ambientet e seancës dhe ndaj tij pritet të vendoset lidhur me masën e sigurisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, një ditë më parë paraqiti kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh .

Sipas PSRK-së, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale: “Bashkim për veprimtari kundërkushtetuese”, “-Rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “Pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.