Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se ushtria izraelite arrestoi 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë, transmeton Anadolu.
Në një raport të publikuar nga sindikata thuhet se Izraeli vazhdon të shënjestrojë sistematikisht gazetarët, duke përdorur praktika të tilla si ndalimi arbitrar dhe administrativ, rrahje, dëbime, konfiskim të pajisjeve dhe marrje në pyetje me forcë, ndërsa vihet në dukje se kjo është pjesë e një përpjekjeje për të “heshtur ndjekjen e lajmeve dhe për të thyer strukturën kombëtare të medias”.
Raporti, i përgatitur nga komiteti i lirive të sindikatës, nxjerr në pah një përshkallëzim të rrezikshëm në politikën e arrestimeve të Izraelit, duke shënjestruar gazetarët me ndikim, duke zgjeruar praktikën e “paraburgimit administrativ” pa drejtimin e akuzave dhe duke përdorur dhunën fizike dhe psikologjike si mjet shtypjeje.
Në raport njoftohet se 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, janë arrestuar nga ushtria izraelite në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë.
Arrestimin administrativ pa akuza, raporti e cilëson si një nga “metodat më të rrezikshme”, dhe thekson se kjo situatë i kthen gazetarët në “të burgosur të idesë për një kohë të pacaktuar”.
Raporti vëren gjithashtu se gazetarët rrihen, zvarriten përtokë, kërcënohen me armë dhe u konfiskohen pajisjet, duke paralizuar aktivitetet e tyre profesionale. Ai i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë urgjentisht për t’i mbajtur autoritetet izraelite përgjegjëse.






