Singapori në rrezik nga sëmundja e dengës, OBSH: Po kthehet në endemi

Singapori po përballet me një “emergjencë” të dengës pasi sëmundja sezonale ka shpërthyer në një mënyrë të pazakontë në fillim të këtij viti.

Qytet-shteti i Azisë juglindore ka tejkaluar tashmë 11 mijë raste deri para 1 qershorit, mbi 5258 raste që raportoi në 2021.

Qershori njihet si sezoni ku sëmundja arrin pikun e saj. Ekspertët kanë paralajmëruar se një shifër e tillë është alarmante jo vetëm për Singaporin ku mushkonjat që mbartin dhe transmetojnë sëmundjen, kanë habitatin e tyre, por dhe për pjesën tjetër të botës.

Kjo për shkak se ndryshimet klimatike nënkuptojnë se këto shpërthime do të bëhen më të zakonshme dhe më të përhapura në vitet e ardhshme.

Sëmundja e dengës ka simptoma të ngajshme me gripin si temperaturë, dhimbje koke të forta, dhimbje trupi. Në raste ekstreme mund të ketë dhe gjakderdhje dhe vështirësi në frymëmarrje, mosfunksionim të organeve deri në vdekje.

“Rastet padyshim po rriten shpejt. Jemi në një fazë emergjente ,” tha ministri i punëve të brendshme të Singaporit Desmund Tan.

Përhapja në Singapor është përkeqësuar nga moti ekstrem i kohëve të fundit dhe problemi mund të jetë një paralajmërim i asaj cka pritet të vij më pas, në periudhat të zgjatura të motit të nxehtë dhe me shira të dendur që ndihmojnë në përhapjen e mushkionjave dhe të virusit.

“Sëmundja tani është endemike në mbi 100 vende,” tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në një raport global të sëmundjes në janar të 2021.

Ajo vuri në dukje se rastet ishin rritur 30 herë më shumë në 50 vitet e fundit. /oranews