Sirena alarmi janë dëgjuar në Tel Aviv dhe në zona të tjera të Izraelit, pas një vale sulmesh me raketa të lëshuara nga Irani, raportojnë mediat izraelite.
Televizioni izraelit Channel 12 njoftoi për një shpërthim të fortë në Izraelin qendror, ndërsa gazeta Israel Hayom raportoi se një raketë ka rënë në Tel Aviv.
Autoritetet kanë aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të strehohen. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për viktima apo dëme të mëdha, ndërsa situata mbetet e tensionuar. /mesazhi








