Një autokolonë i njësisë së sigurisë së brendshme të Ministrisë së Brendshme të Sirisë hyri në qendrën e provincës Hasakah si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar midis qeverisë siriane dhe organizatës terroriste YPG, transmeton Anadolu.
Për të filluar procesin e zbatimit, autokolona e përbërë nga tetë transportues të blinduar personeli që i përkisnin Ministrisë së Brendshme të Sirisë, shumë kamionçina me katër rrota aktive, një ambulancë dhe një automjet i stacionit bazë të lëvizshëm u zhvendos drejt qendrës së qytetit, i cili ka qenë nën pushtimin e organizatës terroriste YPG.
Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Brendshme e Sirisë, Komandanti i Sigurisë së Brendshme të Hasakah, Gjeneral Brigade, Marwan al-Ali, lëshoi udhëzime për forcat e sigurisë së brendshme për të hyrë në qytet.
Al-Ali theksoi se detyrat e sigurisë duhet të kryhen në përputhje me planet e përcaktuara, me respektim të plotë të ligjeve dhe rregulloreve, të gjitha procedurat të kryhen me disiplinë, të ruhet siguria dhe rendi publik, dhe siguria e qytetarëve, si dhe e pronës publike dhe private të garantohet.
Sipas marrëveshjes së arritur midis qeverisë siriane dhe YPG-së, parashikohet që përgjegjësitë e sigurisë dhe institucionet shtetërore në qytetin Hasakah dhe rrethin Qamishli, aktualisht nën pushtimin e grupit, do t’i dorëzohen administratës siriane.
– Zhvillimet e fundit në Siri
Më 30 janar, u njoftua se forcat e Ministrisë së Brendshme do të hynin në Hasakah sipas një marrëveshjeje armëpushimi dhe integrimi të zgjeruar të nënshkruar midis Damaskut dhe YPG-së.
Marrëveshja përfshin integrimin e institucioneve publike në Hasakah qendrore me ato të qeverisë së Damaskut, me punonjësit aktualë që do të përfshihen në listën e pagave shtetërore.
Ende nuk është bërë asnjë deklaratë e detajuar në lidhje me misionin e saktë të forcave të Ministrisë së Brendshme në Hasakah ose sa kohë do të qëndrojnë në qytet.
Ushtria Siriane nisi një operacion kundër SDF-së më 16 janar në zonat në perëndim të lumit Eufrat. Operacioni më vonë u zgjerua në lindje të lumit me pjesëmarrjen e forcave fisnore, duke bërë që shumica e territoreve të pushtuara më parë nga grupi të binin nën kontrollin e qeverisë.




