Siri, grupi terrorist SDF rifillon sulnmet ndaj lagjeve të banuara në Halep

Grupi terrorist PKK/YPG, që vepron nën emrin SDF, rifilloi bombardimin e lagjeve të banimit në Halep në veri të Sirisë për të dytën ditë të mërkurën në mëngjes, pasi të paktën pesë persona u vranë në sulmet një ditë më parë, transmeton Anadolu.

Agjencia Arabe e Lajmeve Siriane (SANA) raportoi se SDF bombardoi lagjen Al-Suryan në veri të Halepit.

SANA tha se forcat e ushtrisë siriane u angazhuan gjithashtu në përleshje me grupin terrorist përgjatë boshteve Castello dhe Al-Sheihan në provincë.

Nuk ka ende informacion në lidhje me viktimat.

Të paktën pesë persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në një seri sulmesh nga SDF në Halep të martën.