Siri, në sulmet e regjimit të Asadit humbën jetën 4 civilë

Të paktën 4 civilë nga të cilët 3 fëmijë e kanë humbur jetën në sulmet artilerike në qendrën e qytetit Idlib të Sirisë nga forcat e regjimit të Asadit të mbështetur nga Rusia të cilët injorojnë marrëveshjet e Astanas dhe të Soçit, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e regjimit të përbërë nga ushtria e regjimit të Asadit dhe grupet e huaja terroriste me mbështetje iraniane, në orët e natës kryen sulme intensive artilerike ndaj qendrës së Idlibit dhe zonave përreth tij të cilat ndodhen nën kontrollin e opozitarëve në veriperëndim të vendit.

Sipas të dhënave të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile (Beretat e Bardha), mësohet se në bombardime kanë humbur jetën 4 civilë nga të cilët 3 fëmijë. Pasi ekipet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nxorrën të plagosurit nga rrënojat dhe i dërguan në qendrat shëndetësore.