Situata në veri/ Alarmohet Serbia, mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Mediat serbe vazhdojnë raportimin për gjendjen në pjesën e veriut të Kosovës.

“Novosti” raporton sot se nata kaloi e tensionuar paqësisht vendosjes së njësive speciale të ROSU në të gjithë veriun.

Në orën 10, një seancë urgjente e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të cilën tema kryesore do të jenë ngjarjet në Kosovë.

Nuk ka ndryshime në vendkalimin administrativ Bërnjak dhe Jarinje këtë mëngjes, situata është e qetë, dhe trafiku është ende i ndërprerë.

Nuk ka automjete të reja që presin, përpos ato që aktualisht janë parkuar atje dje, kur erdhën qytetarë nga Serbia qendrore dhe u përpoqën të kalonin në këmbë, thotë në artikullin e saj media në fjalë.

“Për momentin, rreth tridhjetë kamionë dhe disa furgonë janë duke pritur, transporti i mallrave është ndalur dhe nuk dihet se sa kohë do të jetë kështu, që është një problem i madh për qytetarët në veri”, thuhet mes tjerash aty.

Serbët e bllokuar në Jarinje qëndruan gjatë gjithë natës në tenda dhe nuk pati probleme.

Kujtojmë, se policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës në kalimin e Bërnjakut dje në përpjekje për të shpërndarë serbët që shprehnin pakënaqësinë ndaj masave të reciprocitetit.

Ishte po kjo medie që mbrëmë raportoi se ushtria serbe po i ishte afruar kufirit me Kosovën.