Situata në veri, NATO së dërgon edhe 700 ushtarë të KFOR-it në Kosovë

Në Kosovë së shpejti pritet të vijnë edhe 700 trupa të Aleacës Veri- Aatlantike NATO.

Kështu ka bërë të ditur të martën sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, Jens Stoltenberg.

“Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues të NATO-s.

“KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg.

Vendimi për trupa shtes ka ardhur pas gjendjes së tensonuar në veri të Kosovës.

Të hënën, pati incidente mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve serbë.

Më 29 maj, trupat e KFOR-it ndërhyn në Zveçan, pasi paralajmëruan protestuesit serbë që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.

Serbët lokalë protestuan kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Ata po ashtu kanë kërkuar që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu.

KFOR tha se ndërhyri në Zveçan “për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimit” dhe se paqeruajtësit “parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës”

Sipas KFOR-it, rrëth 25 pjestarë ushtarakë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre ka pasur edhe të plagosur.