Situatë e rëndë në Brazil, mbi 390 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë

Ministria braziliane e Shëndetësisë njoftoi të dielën 32,572 raste të SARS-CoV-2. Gjatë kësaj periudhe 1,305 pacientë kanë humbur njetën si pasojë e virusit.

Numri i të vdekurve nga pandemia në vendin e Amerikës së Jugut ka arritur në 390,797 nga një total prej 14,340,787 infeksionesh. Ky është raporti i dytë më i rëndë në botë, pas atij të regjistruar në SHBA (571.921 vdekje).

Me 69,282 të vdekur në Prill, vendi me 212 milion njerëz tashmë ka tejkaluar rekordin e mëparshëm për shkak të pandemisë në baza mujore, i cili u regjistrua vetëm në mars (66,000+ viktima), sipas të dhënave zyrtare. /abcnews.