Dy persona, përfshirë një zyrtar policie dhe një kryengritës i armatosur, janë vrarë në një betejë me armë në Kashmirin e administruar nga India.
Përplasja në zonën Ganie-Hamam në rajonin Baramulla ishte e para që u raportua nga autoritetet që kur India revokoi autonominë e rajonit me shumicë muslimane dhe vendosi një shtetrrethim dhe mbyllje të komunikimeve.
Një deklaratë e policisë tha për Al Jazeeran se rebelët e armatosur hodhën një granatë duke plagosur dy policë, njëri prej të cilëve vdiq në spital.
Në anën tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump, i cili më parë kishte folur për gatishmërinë e tij për të ndërmjetësuar, tha edhe një herë të martën se do të ngrejë çështjen gjatë fundjavës me Kryeministrin Indian Narendra Modi kur të dy udhëheqësit do të takohen në Francë për samitin e G7.
“Kashmiri është një vend shumë i komplikuar. Aty janë hindusët dhe muslimanët dhe nuk do të thoja se ato shkojnë aq mirë me njëri tjetrin”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Unë do të bëj më të mirën që mundem për të ndërmjetësuar”.
Një zyrtar i lartë amerikan, i cili kohët e fundit u kthye nga një vizitë në Kashmir, i bëri thirrje Indisë të lirojë shpejt të arrestuarit dhe të rivendosen liritë themelore. /Mesazhi.com/





