Ballina Lajmet Kosovë S’ka konstituim as sot, Kuvendi ngec te nënkryetari i Listës Serbe

S’ka konstituim as sot, Kuvendi ngec te nënkryetari i Listës Serbe

Ka dështuar konstituimi i Kuvendit edhe të martën , pasi nuk është arritur të votohet për nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb.

Asnjë nga kandidatët e Listës Serbe nuk ka marrë votat e mjaftueshme dhe pas propozimit me short, pasi Sllavko Simiq i propozuar nga Lista Serbe, tri herë nuk mori votat e mjaftueshme.

As Nenad Rashiq i cili u vetpropozua për nënkryetar nga komuniteti serb nuk mori votat e mjaftueshme.

Ai mori 55 vota pro. Një ishte kundër dhe 17 abstenuan.

Seanca e radhës do të mbahet të enjten.