S’ka kuorum: Dështon votimi i projektligjit për rritjen e pagës minimale

Projektligji për Rritjen e Pagës Minimale nuk ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Kjo për arsyen se nuk ka pasur kuorum për t’u votuar, shkruan lajmi.net.

I njëjti është votuar nga vetëm 56 deputetë.

Si i tillë, ai do të hidhet në votim në njërën prej seancave të radhës.

Dështimit të votimit i ka paraprirë një debat i ashpër i nxitur nga opozita për shkakun se ligji nuk parasheh rritje të pensioneve të veteranëve.