S’ka marrëveshje për nisjen e bisedimeve mes Putinit dhe Zelenskyt

Në rrafshin diplomatik, asnjë marrëveshje nuk është arritur sot, që presidentët rus dhe ukrainas të diskutojnë për luftën në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të Turqisë për të organizuar bisedimet, ka thënë këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak.

Podolyak ka tërhequr vërejtjen për qëllimin e Rusisë për ta shkatërruar plotësisht qytetin e Mariupolit.

Më herët bombardime janë dëgjuar në tri provinca kufitare ruse, shkruan BBC.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni që Ukraina është përgjegjëse për sulmet.

“Herët apo vonë borxhet do të paguhen kur një shtet vendos ta sulmojë një shtet tjetër”, ka shkruar Podokyak në Telegram. /koha