S’ka rikthim te Bayerni, ish-trajneri firmos kontratën e re

Bayern Munchen është ende në kërkim të trajnerit të ri. Largimi i Thomas Tuchel në fund të sezonit ka futur në punë drejtuesit për timonierin e ri dhe alternativat deri tani kanë qenë nga më të ndryshmet.

Rikthimi i Julian Nagelsmann shihej si një nga opsionet më të forta, por kjo pistë mund të quhet zyrtarisht e mbyllur.

Nagelsmann ka rinovuar kontratën e tij me Gjermaninë. Është Federata Gjermane e Futbollit që ka bërë të ditur me një deklaratë zyrtare: “Julian Nagelsmann do të mbetet trajner i kombëtares gjermane edhe pas Kampionatit Europian të cilin do ta luajmë në shtëpi.”

Me mbylljen e Nagelsmann, pista kryesore tani mbetet Roberto De Zerbi. Trajneri italian i Brighton është një emër i ri sensacional në botën e trajningut dhe bavarezët duan ta bëjnë të tyrin për të nisur një epokë tjetër të suksesshme.