Skandal: Emrat e komunave shënohen gabimisht në librin shkollor

Cilësia e arsimit në Kosovë çdo herë e më shumë po vihet në pikëpyetje.

Tekstet shkollore me të cilat mësojnë nxënësit posedojmë gabime nga më të ndryshmet e më skandalozet, shkruan AktivPress.

Për një rast të tillë ka alarmuar së fundi profesori unversitar i gjuhës shqipe, Rrahman Paçarizi.

Në librin e klasës së gjashtë të “Edukatës qytetare”, emrat e komunave të Kosovës janë shënuar pothuajse të gjitha me gabime drejtshkrimore.

Paçarizi ka shruar përmes Facebook-ut se ky fakt e tregon gjendjen e shkollave shqipe.

“Se në ç’gjendje është shkolla shqipe, dëshmon kjo hartë me emrat e komunave të Kosovës. Gjilanë, Ferizajë, Istogë, Deqanë, Kaqanikë…. Mozomakeq. Libri është i financuar nga taksat tona, pra.

Me siguri ka nxënës të cilët janë ndëshkuar pse i kanë shkruar gabimisht emrat e qyteteve. Po për librin?”, ka thënë ndër të tjerash profesori.

Për më shumë ai ka paraqitur përmes fotografive edhe përmbajtjen e libirit me gabimet drejtshkrimore.