Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Skuadra izraelite e çiklizmit ndryshon uniformën pas protestave në Vuelta

Skuadra izraelite e çiklizmit ndryshon uniformën pas protestave në Vuelta

Police observe a protest during the 11th stage of the La Vuelta a Espana cycling race to Bilbao, Spain, September 3, 2025 [Miguel Tona/EPA]

Skuadra e çiklizmit Israel-Premier Tech ka hequr emrin nga uniforma e saj në Vuelta a Espana, pasi gara trejavore u shoqërua me protesta anti-luftë dhe pro-Palestinë.

Organizatorët kishin ushtruar presion që skuadra të tërhiqej për arsye sigurie, por ekipi, në pronësi të miliarderit izraelito-kanadez Sylvan Adams, vendosi të vazhdojë garën duke modifikuar vetëm uniformën dhe duke lënë vetëm logon e ekipit.

Protesta pati gjatë startit të neutralizuar të etapës së 14-të në Aviles, një ditë pas ndërprerjes së shkurtër të garës së së premtes kur protestuesit ndalën çiklistët kryesorë.

Më herët gjatë garës, protestuesit vonuan ekipin izraelit në kronometrin ekipor të etapës së pestë, ndërsa etapa e 11-të përfundoi më herët për shkak të protestave në vijën e mbërritjes në Bilbao. /mesazhi