Snapchat surprizon përdoruesit – Sjell risinë e radhës

Snapchat vjen me një risi ‘dark Snapchat’. Shtesa e re lejon përdoruesit e Snapchat të shohin me lehtësi fotot dhe të ndërveprojnë me kontaktet e tyre në aplikacion me një temë të errët.

Snapchat kishte filluar testimin e modalitetit të errët në aplikacionin e tij iOS me një grup të vogël përdoruesish në fund të vitit të kaluar.

Dhe kompania me seli në Santa Monica, California tani ka hedhur në treg funksionin e ri më gjerësisht.

Përdoruesit e Snapchat në iOS tani mund të përdorin modalitetin e errët në pajisjet e tyre iPhone.

Për të aplikuar modalitetin e errët, duhet të shkoni te profili juaj në aplikacionin Snapchat dhe më pas Cilësimet > Paraqitja e aplikacionit > Gjithmonë i errët ./CNA