Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sondazhi: 60 për qind e amerikanëve nuk pëlqejnë mënyrën si po qeveris...

Sondazhi: 60 për qind e amerikanëve nuk pëlqejnë mënyrën si po qeveris Trump

Një sondazh i publikuar së fundmi nga mediat amerikane ABC News dhe The Washington Post, në bashkëpunim me Ipsos, tregon se 60% e qytetarëve amerikanë nuk e aprovojnë mënyrën se si Donald Trump po qeveris në mandatin e tij të dytë, duke shënuar një nivel rekord pakënaqësie që nga fillimi i këtij mandati në shkurt 2025. Sondazhi u krye midis 12 dhe 17 shkurtit dhe përfshiu përgjigjet e 2,589 të rriturve amerikanë.

Pakënaqësia më e madhe lidhet me çështjet ekonomike dhe politike. Sipas të anketuarve, politikat e inflacionit të Trump janë të papërshtatshme për 65% të amerikanëve, ndërsa 64% nuk e aprovojnë mënyrën se siai ka menaxhuar çështjen e doganave dhe tarifave tregtare. Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe diplomacia e jashtme marrin gjithashtu kritika të forta, me një nivel disaprovimi prej 62%, ndërsa menaxhimi i çështjeve të emigracionit nuk miratohet nga 58% e të anketuarve.t

Në krahasim me tetorin e kaluar, niveli i disaprovimit ka shënuar një rritje të lehtë nga 59% në 60%, ndërsa niveli i aprovimit ka rënë nga 45% në 39%. Shumica e amerikanëve (64%) besojnë gjithashtu se presidenti është “i shkëputur nga shqetësimet kryesore të vendit”.

Megjithatë, edhe demokratët duket se nuk e kanë besimin e qytetarëvee amerikanë. Sipas sondazhit, vetëm 31% e të anketuarve besojnë se demokratët në Kongres mund të zgjidhin më mirë problemet kryesore të Shteteve të Bashkuara, ndërsa 33% shohin Trump si alternativën më të mirë. Një e treta e amerikanëve zgjedh opsionin “asnjëra nga të dyja partitë”.

Brenda radhëve republikane ekziston një ndarje e qartë. 54% e simpatizantëve konservatorë deklarohen mbështetës të lëvizjes “MAGA”, ndërsa 42% e kundërshtojnë atë. Në këtë grup të fundit, shumica nuk aprovojnë mënyrën sesi Trump ka menaxhuar çështjet e inflacionit, doganave dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Një pjesë e konsiderueshme e amerikanëve (54%) nuk mbështet gjithashtu përdorimin e forcave të armatosura për të detyruar ndryshime në vende të tjera, një politikë që mbështetet nga vetëm 20% e popullsisë.

Sondazhet tregojnë se as presidenti amerikan Trump, por as demokratët në pushtet nuk e kanë besimin e publikut.