Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, njoftoi se është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Takimi u fokusua rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Diskutuam rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për të zbatuar të gjitha marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023, dhe për të çuar përpara normalizimin ekonomik që përmirëson jetën e përditshme të njerëzve” shkroi Sorensen.
Ndërkohë, ende nuk dihet se kur mund të zhvillohet takimi i ardhshëm trepalësh, në kuadër të dialogut.





