Ballina Sport Boterori 2026 Trajneri i Egjiptit shfaqet me flamurin e Palestinës pas fitores me Australinë

Trajneri i Egjiptit shfaqet me flamurin e Palestinës pas fitores me Australinë

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan ka befasuar me festën pas kualifikimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Egjipti arriti të siguronte biletën tutje, me fitoren ndaj Australisë pas ekzekutimit të penalltive.

Ajo çfarë morri vemendjen ishte momenti kur Hassan u shfaq duke festuar me flamurin e Palestinës, madje ai deklaroi se kjo fitore shkon edhe për popullin palestinez.

“Ia dedikoj këtë fitore popullit egjiptian dhe popullit palestinez, të mirës dhe bujarit. Shikoni sa i lumtur është populli palestinez për ne, pavarësisht vuajtjeve të tij. Zoti u dhëntë fitore dhe i mëshiroftë dëshmorët e tij.”, ishte deklarata e Hossam Hassan.