Ballina Sport Futboll Spanja i jep leksion Austrisë dhe kalon në 1/8 e finales

Spanja i jep leksion Austrisë dhe kalon në 1/8 e finales

Spanja nuk ka lejuar befasi dhe ka siguruar kualifikimin për 1/8 e finales në Kupën e Botës.

”Furia e kuqe”, shënoi fitore bindëse në ndeshjen ndaj Austrisë, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnlie.

Mikel Oyarzabal hapi serinë e golave në minutën e 36-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Rezultatin e dyfishoi Pedro Porro, me golin e shënuar në minutën e 66-të.

Në minutën e 89-të, në skenë doli përsëri Oyarzabal, i cili shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren e Spanjës.

Austria përfundon rrugëtimin në Kupën e Botës, derisa Spanja në 1/8 e finales e pret fituesin e ndeshjes Portugali – Kroaci, e cila zhvillohet nga ora 01:00 pas mesnate.