Tri ndeshje mjaft interesante zhvillohen sot në fazën e 1/16-ës së Kupës së Botës 2026.
Programi hapet me përballjen mes Anglisë dhe Republikës Demokratike të Kongos nga ora 18:00, ku anglezët konsiderohen favoritë për kalimin tutje, por përballë do të kenë një skuadër që ka befasuar deri në këtë fazë të turneut. Më pas, Belgjika do të sfidojë Senegalin në një duel që pritet të jetë ndër më të balancuarit e kësaj faze. Kjo ndeshje nis nga ora 22;00.
Ndeshja e fundit e ditës do të zhvillohet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnjë e Hercegovinës nga ora 02:00 e mëngjesit të së enjtes. Vendasit synojnë të shfrytëzojnë mbështetjen e publikut për të siguruar një vend në mesin e 16 skuadrave më të mira, ndërsa boshnjakët kërkojnë të vazhdojnë rrugëtimin historik në këtë Botëror. Fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e duelit Belgjikë–Senegal në fazën e ardhshme.







