Sot luhen edhe shtatë ndeshje tjera të kualifikimeve për “Euro 2024”

Sot (e hënë) do të zhvillohen edhe shtatë ndeshje tjera të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

Ndeshja kryesore do të luhet në Athinë ndërmjet Greqisë dhe Holandës, dy kombëtare pretendente për një biletë që dërgon në Evropian, shkruan lajmi.net.

Sfida mes Greqisë dhe Holandës është në kuadër të Grupit B. Greqia është e dyta aktualisht me 12 pikë, tri më shumë se Holanda. E para e Grupit është Franca me 18 pikë njëherit duke siguruar plasmanin në Evropian.

Ndër takimet tjera interesante është edhe ajo mes Bosnjë e Hercegovinës dhe Portugalisë.

Reprezentacioni boshnjak synon fitore për “trenin e fundit” që dërgon në Euro 2024 andaj vetëm fitorja e mban në garë.

Ndeshjet dhe orari i plotë:

18:00

Azerbajxhan – Austria

20:45

Belgjikë – Suedi

Bosnjë e Hercegovinë – Portugali

Gjibraltar – Irlandë

Greqi – Holandë

Islandë – Lihtenshtajn

Luksemburg – Sllovaki.