Sot pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët

everia e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje Elektronike në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e shtesave prej 100 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe pensionistmarrësit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Ministria e Financave ka procesuar sot daljen e këtyre mjeteve në llogaritë e përfituesve, fëmijëve dhe pensionistëve.

Vendimi ishte propozuar në mbledhjen e 178-të të Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.