Sot vazhdimi i seancës, në rend edhe votimi i propozim-rezolutës për dialogun me Serbinë

Sot Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë seancën plenare me pikat e mbetura.

Sot me fillim nga ora 17:00 Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë pikat e papërfunduara nga seancat plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018, shkruan lajmi.net.

Ndër pikat e tjera figuron edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.

Rendi i ditës:Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018:Koha për deklarime jashtë rendit të ditësKoha për pyetje parlamentare,Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,Votimi në parim i Projektligjit për peticione,Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër (4) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.