SpaceX fillon shitjen e pajisjeve Starlink për njerëzit që udhëtojnë shumë

Aktualisht po ofron pajisjet Mini vetëm për një numër të kufizuar. Starlink Mini vjen me një router të integruar Wi-Fi dhe ka nevojë për më pak komponentë për të aksesuar internetin.

SpaceX filloi tu ofrojë disa përdoruesve pajisje të reja Starlink të cilët janë të vegjël mjaftueshëm sa të mbahen në një çantë shpine, në mënyrë që përdoruesit ta marrin me vete dhe të kenë qasje në internet satelitor kudo.

Starlink Mini do tu kushtojë përdoruesve 599 dollarë sipas e-mail-eve të dërguara nga SpaceX. Kushton 100 dollarë më shumë sesa pajisjet standarde dhe përdoruesit duhet të kenë një plan ekzistues duke i shtuar planin Mini Roam për 30 dollarë më shumë.

Një konsumator rezidencial duhet të paguajë 150 dollarë çdo muaj për të përdorur Mini. Pajisja më e vogla mund të mos kushtojë më tepër përgjithnjë. SpaceX tha se po punon për ta bërë Starlink më të përballueshëm në kosto.

Aktualisht po ofron pajisjet Mini vetëm për një numër të kufizuar. Starlink Mini vjen me një router të integruar Wi-Fi dhe ka nevojë për më pak komponentë për të aksesuar internetin.

Gjithashtu konsumon më pak energji dhe përballon shpejtësi që kalon 100 Mbps.