SpaceX teston Starship, sistemin më të fuqishëm të raketave

Kompania SpaceX e Elon Musk ka kryer një provë të rëndësishme në sistemin e saj të ri gjigand të raketave, Starship.

Inxhinierët dirigjuan ‘zjarrin statik’ ose ndryshe ndezjen e njëkohësishme të 31 nga 33 motorët në bazën e segmentit të poshtëm të raketës. Ndezja zgjati vetëm disa sekonda dhe gjithçka ishte vidhosur në vend për të parandaluar lëvizjet.

Starship do të bëhet sistemi operacional më i fuqishëm në histori i raketave kur të bëjë fluturimin e saj të parë. Kjo mund të ndodhë në javët në vazhdim, nëse SpaceX do të jetë i kënaqur me rezultatin e së enjtes.

Në Twitter, Musk sqaron se ekipi fiku një prej motorëve përpara provës dhe një tjetër u fik vetë, duke  lënë vetëm 31 prej tyre në punë. Por, shton ai, “janë mjaftueshëm motorë për të arritur në orbitë”.

Prova e zjarrit statik u zhvillua në qendrën e SpaceX në Boca Chica, në kufirin midis Teksasit dhe Meksikës