Specialistët e Stomatologjisë i kthehen protestave para Ministrisë

Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë, përmes një njoftimi për media, kanë bërë me dije se të premten më 19 prill 2019, nga ora 10:00, do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë.

“Arsyeja e protestës është vazhdimi i mos punësimit tonë në Institucionet Publike Shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore”, thuhet në njoftim.