Spitalet në Gaza pa qefina për varrosjen e të vdekurve

Spitalet në Gaza janë të mbingarkuara nga numri i madh i të plagosurve që kanë mbërritur që në orët e para të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës.

Brenda spitaleve nuk ka më qefina, gjë që e bën të vështirë për familjarët e viktimave të kryejnë një varrim të denjë për të dashurit e tyre të vrarë gjatë sulmeve.

Nga pjesa lindore e qytetit të Gazës, veçanërisht në lagjet Shujajea dhe Zeitoun, dëgjohen shpërthime të fuqishme, ku ushtria izraelite prej javësh po vazhdon shkatërrimin sistematik të shtëpive.

Kjo zonë lindore është shndërruar tërësisht në fusha rrënojash dhe shkatërrimi. /mesazhi