Spitali Indonezian në Gaza nën “rrethim ajror” nga dronët izraelitë

Sulmet pranë Spitalit Indonezian në veri të Gazës po shtohen gjithnjë e më shumë.

Përveç përdorimit të artilerisë së rëndë dhe mitralozëve të rëndë, ushtria izraelite po përdor edhe dronë të vegjël (quadcopters) që fluturojnë mbi ndërtesën, duke krijuar një gjendje të quajtur “rrethim ajror”.

Këta dronë po përhapin frikë mes stafit mjekësor dhe pacientëve. Askush nuk mund të hyjë apo të largohet nga spitali, dhe të plagosurit nuk mund të transportohen për trajtim.

Të gjithë brenda ndërtesës po përpiqen të mbijetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira. /mesazhi