Stafi i Kirurgjisë Vaskulare në QKUK organizon aheng, ankohen pacientët

Qendra Klinike Universitare së fundmi është bërë burim i skandaleve.

KTV ka publikuar një video në të cilën stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare duke vallëzuar në orar të punës.

Madje ata me këtë veprim kanë penguar pacientët e shtruar në këtë repart. Por në QKUK i kanë arsyetuar veprimet duke i quajtur ‘koktej rasti’.