Standardet e dyfishta

Nga: Khaled Hanafy

Bota ka të drejtë të ketë frikë nga talebanët dhe kufizimin e lirisë së veshjes, punës dhe arsimimit të grave, dhe të kritikojë të gjitha format e detyrimit të burrave ose grave për t‘u fetarizuar, të cilat nuk kanë lidhje me kuptimin e saktë të Islamit.

Por kjo botë që pretendon liberalizmin, qytetarinë dhe xhelozinë për gratë duhet të jetë e para që të japë shembull në çlirimin dhe fuqizimin e tyre, dhe të mos të sjell mijëra ligje dhe standarde të dyfishta politike, që në esencë kundërshtohen edhe nga normat dhe ligjet.
Cili është ndryshimi midis detyrimit të gruas të mbajë mbulesën, prej detyrimit të saj ta heqë atë?
Cili është ndryshimi midis privimit të saj nga arsimimi nëse heq mbulesën, nga privimi saj nga arsimimi nëse e vendosë atë?
Cila është vlera dhe superioriteti i arsimimit të saj nëse ajo privohet nga puna për shkak të veshjes së saj?
Çfarë ndryshon nëse ajo ndalohet nga puna në fillim të karierës së saj nga privimi i saj kur ajo shkëlqen në shkencë, për shkak të veshjës së saj?
Çfarë do të thotë të kërkosh barazinë e grave dhe burrave në trashëgimi, ndërsa refuzon barazinë e gruas së mbuluar me atë të pa mbuluar në arsim dhe punë ??
Disa nga ata që kritikojnë sjelljen e talebanëve dhe pozicionin e tyre aktual ose të pritshëm ndaj grave janë në fakt më keq se ato, nëse do të ishin të drejtë, ata së pari do të kritikonin veten dhe do të ndryshonin gjendjen e tyre para se të kritikonin të tjerët.