Stoltenberg arrin në Kosovë, takohet me Osmanin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas takimit ata do të kenë një konferencë për media.

Stoltenberg do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR-it dhe do t’ju adresohet trupave.

Stoltenberg do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Të mërkurën, më 22 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të marrë pjesë në një takim me liderët aleatë nga rajoni: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.